Кopshti i fëmijëve
Јeta
Misioni
Mësimi dhe zhvillimi i hershëm tek fëmijët deri në 6 vjeç është baza e suksesit të mëtejshëm në kuadër të zhvillimit të fëmijës. Organizimi i aktiviteteve ditore bazuar në “Standardet e mësimit dhe zhvillimit të hershëm”. Promovimi i kopshtit për kujdesin dhe edukimin e të rinjve. Misioni ynë është që kopshti të jetë një institucion edukativo arsimor ku fëmijët mund të avancojnë në rritjen dhe zhvillimin e tyre të përgjithshëm përmes lojës, mësimit dhe shoqërimit.
Vizioni
Vizioni ynë është që kopshti të jetë një vend ku çdo fëmijë do të ketë akses dhe mundësi të barabarta për zhvillim, edukim, lojë dhe mësim, dhe një vend që do të jetë në hap me kohën dhe do të sjellë gjëra të reja në punë, siç do të ishte në përputhje me nevojat e fëmijëve, prindërve dhe mjedisit që do të synojë arritjen e progresit të akademikëve të ardhshëm. Puna me fëmijët do të ishte në drejtim të zhvillimit të frymës kërkimore, mendimit kritik, pranimit të diversitetit dhe tolerancës.
Per ne
Institucioni publik komunal për fëmijë - Kopshti "JETA" është themeluar në vitin 2020. Si institucion i sapokrijuar, punën e tij e kryen në një objekt me vendndodhje në rrugën 101 nr.pn. Kamenjan,Bogovinë.Veprimtaria kryesore e kopshtit është kujdesi dhe edukimi i fëmijëve të moshës parashkollore.Kushtet në kopsht janë në përputhje me nevojat e fëmijëve parashkollorë.
Në kopshtin "Jeta" puna edukative kryhet sipas Programit për Mësim dhe Zhvillim të Hershëm, i cili bazohet në Standardet e mësimit dhe zhvillimit të hershëm.
Kontaki
Emri
Institucioni publik komunal për fëmijë - Kopshti "Jeta" –f. Kamenjanë, Bogovinë
NVPS
7495501
NVT
4035021504486
Adresa
Rr. "101" nr. bb, 1221 Kamenjane
Telefoni
Tel. 075 376 244
Orari i punës
Çdo ditë pune 7:00 - 16:00
